Arsenali ka shënuar fitore kundër Bodo/Glimtit si mysafir me rezultatin 1:0. Për ekipin anglez ky ishte triumfi i tretë në po aq ndeshje të luajtur në kuadër të Grupit A të Ligës së Evropës. Golin e tri pikëve për Arsenalin e shënoi Bukayo Saka në minutën e 25-të.
Ai realizoi nga afërsia me devijim. Granit Xhaka u inkuadrua në lojë në minutën e 59-të të vend të Sakas.
Arsenali është lider i grupit me nëntë pikë të mbledhura. Bodo/Glimti ka katër pikë pas katër ndeshjeve të zhvilluara.
Artikuj të ngjashëm