Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali fiton ndaj Aston Villas me përmbysje të rezultatit

Arsenali ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në luftën për titull kampioni.

“Revolveristët” të shtunën në kuadër të xhiros së 24-t të Premier leagues angleze fituan me rezultatin 4:2, me rikthim të reuzltatit.

Ollie Watkins shënoi për epërsinë e vendësve në minutën e pestë të ndeshjes.

Bukayo Saka barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 16-të.

Megjithatë, pas gjysmë ore lojë, Philippe Coutinho ktheu avantazhin e skuadrës vendëse dhe skuadrat shkuan në pushim.

Pas një ore lojë, për ta bërë edhe më dramatike ballafaqimin, Oleksandr Zinchenko barazoi shifrat në 2:2, dhe aty nisi rikthimi i madh.

Portieri Emiliano Martinez realizoi autugol për 3:2 në të mirë të Arsenalit në minutën e tretë të shtesës, kurse Gabriel Martinelli vulosi çështjen e fituesit në minutën e tetë të kohës shtesë.

Edhe Arsenali kthehet te fitorja Sport Arsenali kthehet te fitorja

Granit Xhaka ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 79-të.

Arsenali ka 54 pikë në 23 ndeshje të luajtura.

Aston Villa mbetet me 28 pikë në mesin e tabelës.