Arsenali ka shënuar fitoren e katërt radhazi në Premier League.
Skuadra e udhëhequr nga trajneri Mikel Arteta ka mposhtur Leedsin në shtëpi me rezultatin 2:1.
Ndeshja i ka takuar xhiros së 36-të në elitën e futbollit anglez.
Heroi i londinezëve në këtë ndeshje ishte Eddie Nketiah që realizoi të dy golat.
Talenti anglez shënoi në minutën e pestë dhe të dhjetë.
Golin e vetëm për Leedsin e realizoi Diego Llorente në minutën e 66-të.
Edhe
Arsenali fiton bindshëm ndaj Sunderlandit dhe shkëputet në krye
Te Arsenali ndeshjen e kompletoi Granit Xhaka.
Me këtë fitore Arsenali mbanë pozitën e katërt me 66 pikë. Pra është në zonën që dërgon në Champions.
Leedsi është në vendin e 18-të me 34 pikë.