Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bardhi debuton me humbje te kampioni turk

Enis Bardhi ka debutuar me humbje te kampioni i Turqisë, Trabzonspori. Bardhi të martën ishte zëvendësues te Trabzonspori që pësoi 2:1 nga Copenhagen, në kuadër të plejofit të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja u luajt në Kopenhagë të Danimarkës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ylli shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Bardhi, hyri në lojë në minutën e 58-të, kur skuadra turke po pësonte 2:0. Viktor Claesson kaloi në epërsi skuadrën daneze në minutën e nëntë. Për 2:0 shënoi Lukas Lerager në minutën e 48-të. Golin, që mund të jetë shumë i rëndësishëm për avancim tutje, Trabzonspori e shënoi në minutën e 79-të.

Realizatori për 2:1 ishte Tasos Bakasetas. Ndeshja e kthimit luhet më 24 gusht në Trabzon dhe skuadra e Bardhit do ta synojë përmbysjen.