Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bardhi pritet të mbetet te Trabzonspori

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, pritet që të mbetet edhe më tutje pjesë e Trabzonsporit në elitën e futbollit të Turqisë. Mediat në Turqi kanë shkruar të dielën se Bardhi i ka thënë trajnerit kroat, Nenad Bjelica, dhe zyrtarëve të klubit se dëshiron të mbetet në skuadër.

Bardhi u transferua te Trabzonspori për tre milionë euro nga Levante, pas pesë vjetëve të kaluara në La Liga.

Në edicionin e kaluar te ish-kampioni i Turqisë, Bardhi realizoi gjashtë gola në 30 ndeshje të luajtura në kampionatin turk.