Futboll

Bardhi ndërron skuadër

Enis Bardhi

Enis Bardhi nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Bodrumsporit. Por megjithatë, Bardhi do të vazhdojë të luajë në Superligën e Turqisë në futboll.

Mesfushori me tipare sulmuese, Bardhi, të shtunën është transferuar te skuadra tjetër turke, Konyaspor.

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Bardhi, me Konyasporin ka nënshkruar kontratë dyvjeçare.

“E mirëpresim Enis Bardhin dhe i urojmë suksese me fanellën tonë. Bardhi do të veshë fanellën me numrin 10 në ekipin tonë”, ka shkruar Konyaspori në faqen zyrtare.

30-vjeçari Bardhi pjesë e Bodrumsporit ishte për gjashtë muaj. Në Turqi më herët ka luajtur edhe për Trabzonsporin. Karrierë ka bërë edhe te Levante dhe Ujpesti.