West ham United ka kompletuar transferimin e Maxwel Cornet nga Byrnley. Anësori 25-vjeçar ka nënshkruar kontratë me klubin e Premier Leagues së Anglisë një marrëveshje pesëvjeçare. Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë do ta bartë fanellën me numrin 14. Ai synon të dëshmohet edhe në West Ham.
Sezonin e kaluar, Cornet shënoi nëntë gola dhe asistoi një herë në 26 paraqitje në Premier League.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është një hap i ri për mua dhe i bashkohem një klubi të madh. Jam shumë i lumtur që jam këtu për të qenë pjesë e projektit të klubit. Jam i emocionuar. Të gjithë e dinë nivelin të cilin e ka Premier League. Unë dua të luaj këtu, kështu që jam shumë i lumtur që jam këtu për pjesën tjetër të karrierës time. Do të jetë e mrekullueshme të paraqitem para 62 mijë shikuesve në stadiumin e Londrës. Kam luajtur këtu sezonin e kaluar për Burnelun dhe mesi pres ta përjetoj si lojtar i West Hamit”, ka thënë Cornet për faqen e klubit. Ai më herët karrierë ka bërë edhe te Lyoni dhe Metzi.