Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

West Hami firmos me grekun Mavropanos

Reprezentuesi i Greqisë, Konstantinos Mavropanos është larguar nga Bundesliga për ta vazhduar karrierën në Premier League.

Mavropanos, të martën është prezantuar te skuadra e West Ham Unitedit. Ai te kjo skuadër është transferuar nga Stuttgarti dhe ka firmosur kontratë pesëvjeçare.

Edhe pse nuk janë bërë të ditura detajet e transferimit, mediumet britanike kanë raportuar se West Hami ka paguar 25 milionë euro për 25-vjeçarin. Ai krahas Stuttgartit iu bashkua në vitin 2020, ndërsa ka qenë edhe pjesë e Arsenalit e Nuernbergut.

Karrierën e ka nisur në Greqi te skuadra PAS Giannia, ndërsa me përfaqësuesen greke ka 19 paraqitje.