Mbrojtësi Thilo Kehrer do të rikthehet në futbollin francez, pasi do të largohet nga skuadra e West Ham Unitedit. 27-vjeçari do të transferohet te Monaco, ekip që tashmë ka arritur marrëveshje me West Ham Unitedin për transferimin e tij.
Kehrer do të huazohet te Monaco, ekip që në fund të edicionit do ta ketë opsionin e blerjes së tij për 15 milionë euro. Kehrer ishte pjesë e West Hamit prej vitit 2022 kur iu bashkua nga Paris Saint-Germaini, ndërsa karrierë ka bërë edhe te skuadra e Schalkes.
Këtë edicion, ai ka regjistruar 12 paraqitje në të gjitha garat te West Hami dhe ka kërkuar largimin nga ekipi anglez. Kehrer, i cili ka edhe 5 paraqitje me Gjermaninë, ka kontratë me West Hamin deri në vitin 2026.