Qendërmbrojtësi Thilo Kehrer do të jetë pjesë e Monacos deri në fund të edicionit aktual.
Futbollisti që përfaqëson Gjermaninë i është bashkuar Monacos në formë huazimi nga skuadra e West Ham Unitedit.
Skuadra franceze do ta ketë të drejtën e blerjes përfundimtare të 27-vjeçarit në fund të sezonit.
Kehrer nga Paris Saint-Germaini u transferua te West Hami në vitin 2022, skuadër me të cilën e fitoi Ligën e Konferencës në verën e kaluar.
Ai në edicionin aktual në Premier League luajti vetëm katër ndeshje.
Ish-futbollisti i Schalkes ka 27 paraqitje me Gjermaninë, ndërsa do ta kërkojë ta fitojë sërish vendin për Kampionatin Evropian që organizohet këtë vit në Gjermani.