Sport

West Hami prezanton Cornetin

Maxwell Cornet

West ham United ka kompletuar transferimin e Maxwel Cornet nga Byrnley. Anësori 25-vjeçar ka nënshkruar kontratë me klubin e Premier Leagues së Anglisë një marrëveshje pesëvjeçare. Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë do ta bartë fanellën me numrin 14. Ai synon të dëshmohet edhe në West Ham.

Sezonin e kaluar, Cornet shënoi nëntë gola dhe asistoi një herë në 26 paraqitje në Premier League.

“Është një hap i ri për mua dhe i bashkohem një klubi të madh. Jam shumë i lumtur që jam këtu për të qenë pjesë e projektit të klubit. Jam i emocionuar. Të gjithë e dinë nivelin të cilin e ka Premier League. Unë dua të luaj këtu, kështu që jam shumë i lumtur që jam këtu për pjesën tjetër të karrierës time. Do të jetë e mrekullueshme të paraqitem para 62 mijë shikuesve në stadiumin e Londrës. Kam luajtur këtu sezonin e kaluar për Burnelun dhe mesi pres ta përjetoj si lojtar i West Hamit”, ka thënë Cornet për faqen e klubit. Ai më herët karrierë ka bërë edhe te Lyoni dhe Metzi.