Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ambasada amerikane bën thirrje: Shmangni sheshin “Skënderbeu”

pr

Foto: Driton Paçarada

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka lëshuar paralajmërim për shmangie të sheshit “Skënderbeu” në Prishtinë sot. Kjo për shkak të protestës që do të nisë në orën 12:00. 

Përveç zonave të protestave, Ambasada ka bërë thirrje për kujdes gjatë mbajtjes së tyre dhe vëmendje për rrethin ku mund të gjenden njerëzit. 

“Disa organizata të mëdha kanë njoftuar protesta të mëdha për të premten, më 18 shtator, në orën 12:00, në Sheshin Skënderbeu. Këto protesta mund të shkaktojnë grumbullime të mëdha njerëzish, mbyllje rrugësh dhe çrregullime të rënda të trafikut në zonat përreth. Për shkak të grumbullimeve të mundshme masive dhe problemeve në trafik, ju lutemi ta shmangni Sheshin Skënderbeu dhe zonat përreth gjatë kësaj periudhe”, thuhet në paralajmërimin e ambasadës. 

Ambasada më 14 shtator u pati bërë thirrje stafit të saj që për shkak të protestave në Prishtinë të mos i dërgonin fëmijët në shkolla dhe të shmangnin rrugët. 
 

Lexo përditësimet tjera
proteste

Edhe sot protestë kundër vendimit dënues të Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës ka thirrur protestë gjithëpopullore për sot në orën 12:00 në sheshin...