Raheem Sterlingu është pajtuar me kushtet personale dhe pritet që të kalojë te Chelsea.
Futbollisti i Manchester Cityt do të largohet nga ‘Etihad” pas shtatë vjetësh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër anglezi kishte interesime të mëdha edhe nga klubet e tjera evropiane si, Barcelona, Real Madridin dhe Bayern Munichu..
City nënshkroi me Sterling për 49 milionë funte në vitin 2015, duke e transferuar nga Liverpooli.
Ai shënoi 131 gola në 339 ndeshje. Anglezi do të bëhet nënshkrimi i parë i Chelseat në këtë afat kalimtar.
Marrëveshja do të nënshkruhet para se skuadra e Chelseat të niset për në turneun parasezonal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
BBC-ja mëson se marrëveshja për tu larguar nga City ka qenë miqësore.
Sipas mediumit britanik, lojtari nuk ka asgjë të keq me trajneri Pep Guardiola e as me klubin, por dëshiron një sfidë të re.
Ai e sheh si hap të madh në karrierë kalimin te Chelsea. Po ashtu, synon që një ditë të fitojë “Topin e Artë”.