Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sterlingu përshëndetet me Cityn, i bashkohet Chelseat

Raheem Sterlingu ka shkruar të mërkurën një letër emocionuese për Manchester Cityn, para se ta zyrtarizojë kalimin te Chelsea për rreth 50 milionë funte.

Sulmuesi anglez është nisur drejt Los Angelesit për t’iu bashkuar futbollistëve të Chelseat, pasi t’i përfundojë testet mjekësore.

Sterlingu, siç mëson “Sportsmail”, ka negociuar kontratë pesëvjeçare, të vlefshme me pagë prej 300 mijë funteve në javë.

“Shtatë sezone. Njëmbëdhjetë trofe. Një jetë me kujtime. Arrita në Manchester si 20-vjeçar. Sot, po largohem si burrë. Ju faleminderit për përkrahjen pa fund. Ka qenë nder që e kam veshur fanellën e Manchester Cityt”, thuhet ndër të tjera në letrën e Sterlingut, i cili në rrjetin social “Twitter”, publikoi një video tre minutëshe me momentet e tij më të mira me skuadrën “e kaltër”.

Sterlingu i ishte bashkuar Cityt nga Liverpooli për 44 milionë funte dhe me klubin ka shënuar 131 gola e 94 asistime në 337 ndeshje.

VIDEO: 

Edhe Sterlingu arrin marrëveshje me Chelsean Sport Sterlingu arrin marrëveshje me Chelsean