Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sterling te Chelsea, në prag të zyrtarizimit

Sulmuesi anglez Rahem Sterling do të kalojë te Chelsea nga Manchester City, ka raportuar të shtunën në mbrëmje gazetari i njohur për burimet mbi transferimet evropiane, Fabrizio Romano.

Ai ka thënë se klubet kanë arritur marrëveshje, ndërsa Chelsea do t’i paguajë 45 milionë funte plus 10 të tjerë në bonuse për Cityn.

Sterlingu do të nënshkruajë kontratë që e mban te “Blutë” deri më 2027.

Sipas Romanos, Sterling do të jetë ndër lojtarët më të paguar te Chelsea.