Chelsea ka konfirmuar të mërkurën pasdite transferimin e sulmuesit Raheem Sterling. Sterling u transferua nga Manchester City për 50 milionë funte.
Reprezentuesi i Anglisë ka luajtur për Cityn nga viti 2015. Ka shënuar 131 gola në 339 ndeshje, ndërsa ka fituar katër tituj të Premier Leagues.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSterling i ka 77 ndeshje për Anglinë, ndërsa është transferimi i parë i madh i Chelseat që kur u ndërrua pronari i klubit londinez.
Sterling menjëherë do të bashkohet me pjesën tjetër të skuadrës së Chelseat që është në SHBA për ndeshje parasezonale.
Sterling ka firmosur me Chelsean kontratë të vlefshme deri në vitin 2027, me mundësi të vazhdimit edhe për një vit tjetër.