Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea interesohet për Sterlingun

Chelsea është klubi i radhës që ka shprehur interesim për sulmuesin e Manchester Cityt, anglezin Raheem Sterling. “The Telegraph” raporton se reprezentuesi i Anglisë nuk e ka të sigurt të ardhmen te City, pasi hyn në vitin e fundit të kontratës në “Etihad Stadium”.

“Blutë e Londrës” janë duke e parë situatën e 27-vjeçarit që mbylli sezonin me 17 gola e nëntë asistime në 47 ndeshje në të gjitha garat.

Sterling më herët ka luajtur edhe për Liverpoolin, ndërsa Cityt iu bashkua në vitin 2015.

Artikuj të ngjashëm