Tetë herë kampioni i “Wimbledonit”, Roger Federer, nuk është dorëzuar dhe shpreson që të luajë sërish në këtë garë.
Federeri pranoi duartrokitje në festën e njëqindvjetorit të turneut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Shpreson që të kthehem përsëri, edhe një herë tjetër”, ka thënë 40-vjeçari Federer nga “Centre Court”, ku qëndroi bashkë me kampionët e tjerë të “Wimbledonit”.
Federeri nuk ka luajtur në turneun prestigjioz me bar, për herën e parë qëkur debutoi në vitin 1999.
20 herë kampioni i “Grand-Slameve”, nuk ka luajtur qëkur u mposht në çerekfinale të “Wimbledonit” vitin e kaluar, në paraqitjen e tij të 22-të në turne.