Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rodrygo do ta vazhdojë kontratën me Real Madridin

Real Madridi do t’i nisë bisedimet me sulmuesin Rodrygo për t’ia vazhduar kontratën.

Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit madrilen janë të kënaqur me paraqitjet e brazilianit dhe do ta shpërblejnë me kontratë të re.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Madrilenët do t’i ofrojnë kontratë dyvjeçare që do ta mbajë atë në “Santiago Bernabeu” deri në vitin 2027.

21-vjeçari është pajtuar parimisht me kushtet e ofruar nga drejtuesit e klubit.

Rodrygo është pjesë e Real Madridit që nga viti 2019, kur u transferua nga Santosi.