Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rodrygo do të vazhdojë kontratën me Real Madridin

Sulmuesi brazilian Rodrygo do të vazhdojë të mbetet pjesë e Real Madridit.

Braziliani ka bërë të ditur se është në bisedime me klubin madrilen për vazhdimin e kontratës.

21-vjeçari ka thënë se është i gatshëm të vazhdojë qëndrimin në “Santiago Bernabeu”.

“Po, do të vazhdoj kontratën. Real Madridi është klubi im i ëndrrave”, u shpreh Rodrygo.

Me kontratën e re, 21-vjeçari do të mbetet pjesë e klubit madrilen deri në vitin 2028.