Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rodrygo me kontratë të re te Reali

Sulmuesi Rodrygo pritet së shpejti të firmosë kontratë të re me skuadrën e Real Madridit. Lajmi është bërë i ditur të hënën nga e përditshmja spanjolle “Marca”.

Bëhet e ditur se Reali i ka ofruar brazilianit kontratën e re deri në vitin 2026 me kushte të përmirësuara pas paraqitjeve të mira që i pati këtë sezon.

Palët janë afër marrëveshjes dhe zyrtarizimi i kontratës së re të Rodrygos pritet të bëhet javën e ardhshme, pas finales së Ligës së Kampionëve. Kontrata aktuale e 21-vjeçarit skadon në vitin 2025, kurse ai iu bashkua Realit në vitin 2019. Këtë edicion,

Rodrygo në 48 paraqitje në të gjitha garat ka nëntë gola e dhjetë asistime.