Skuadra e Chelseat është në bisedime me Real Madridin në lidhje me sulmuesin brazilian, Rodrygo.
Një transferim i 24-vjeçarit në “Stamford Bridge” është mundësi reale. Kështu kanë shkruar të hënën mediumet angleze.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSulmuesi i krahut, Rodrygo, nuk është i kënaqur me situatën e tij te “Los Blancos”.
Ai po luan më shumë si zëvendësues. Sulmuesit që po luajnë nga minuta e parë te Reali janë Vinicius Junior dhe Kylian Mbappe.
Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, e pëlqen shumë stilin e lojës së Rodrygos.
Sulmuesi i krahut të djathtë këtë edicion në La Liga ka luajtur vetëm 255 minuta.
Ndërsa në “Champions” ka kontribuar me dy asistime. Ende nuk ka shënuar gol.
Rodrygo me Realin ka kontratë deri në verën e vitit 2028.