Sulmuesit e Real Madridit, Vinicius Junior dhe Rodrygo, janë kthyer në Përfaqësuesen e Brazilit, pasi janë në listën e selektorit Carlo Ancelotti për dy ndeshjet e muajit tetor në Azi.
Brazili do të luajë ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë në miqësore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoYlli i futbollit, Neymar, vazhdon të mbetet jashtë listës për shkak të një tjetër lëndimi, kësaj radhe në kofshën e këmbës së majtë.
Viniciusi nuk ka luajtur për Brazilin në dy ndeshjet e fundit në muajin shtator, në kualifikimet e Kupës së Botës.
Për shkak të lëndimeve mungojnë edhe Raphinha, Marquinhos dhe Alisson Becker.
Miqësorja e parë është në Seul më 10 tetor, ndërsa katër ditë më vonë në Tokio.