Selektori i Brazilit, Carlo Ancelotti, të hënën mbrëma e publikoi listën prej 25 futbollistëve për dy ndeshjet e muajit të ardhshëm.
Brazimi më 5 shtator e pret Kilin kurse pesë ditë më pas luan në udhëtim te Bolivia. Këto ndeshje janë të vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës që mbahet vitin e ardhshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.
Në listën që e publikoi Ancelotti munguan emrat e futbollistëve të rëndësishëm si Vinicius Junior, Rodrygo e Neymar Junior.
Ancelotti tregoi se pse nuk i ftoi këta tre futbollistë.
“Ata e dinë shumë mirë idenë, duhet të luajnë ndeshje dhe të jenë në gjendje të mirë fizike. Nuk kam nevojë ta shpjegoj këtë. Nëse duan, mund të më telefonojnë. Rodrygo ka numrin tim edhe Neymar gjithashtu. Neymari nuk është këtu pasi pati një problem të vogël javën e kaluar. Ata nuk janë në skuadër sepse dua të takojë lojtarë të rinj, profilet e të cilëve nuk i njoh mirë ende. Teknikisht i njoh të gjithë lojtarët. Dua të njoh lojtarë të tjerë që mund ta ndihmojnë ekipin kombëtar të ketë sukses”, ka thënë 66-vjeçari Ancelotti.
-
Ancelotti thotë se karriera e Neymarit te Brazili ka marrë fund
-
Ancelotti pret që Neymari të jetë i rëndësishëm, Joao Pedro i dëshpëruar
-
Brazili në pritje të vendimit më të përfolur në prag të Botërorit
-
Neymar dhe Thiago Silva në listën e zgjeruar të Brazilit
-
Neymari i zhgënjyer, por ka shpresë për t’u paraqitur në Botëror