Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi ofron Rabiotin për Jorginhon

Drejtuesit e Juventusit i kanë bërë ofertë Chelseat për shkëmbimin e lojtarëve. “Calciomercato” raporton të enjten se Juventusi ka ofruar Rabiotin plus 20 milionë euro për kartonin e Jorginhos, i cili ka kërkuar largimin nga Chelsea gjatë kësaj vere.

Rabiot pëlqehet nga londinezët, kurse te Juventusi nuk ka bindur me paraqitjet e tij. Në anën tjetër, Juventusi ka kohë që e monitoron Jorginhon, i cili po kërkohet nga trajneri Massimiliano Allegri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rabiot, 27-vjeçar, ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2023, sikurse edhe Jorginho 30-vjeçar me Chelsean.