Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi ofron Rabiotin dhe para për Jorginhon

Skuadra e Juventusit nuk e ka ndërmend të heq dorë nga transferimi i mesfushorit të Chelseat, Jorginho.

Mediumet italiane kanë raportuar të martën se drejtuesit e ekipit italian po përgatitin një ofertë për ta bindur Chelsean në lirimin e tij gjatë verës. Për kartonin e Jorginhos, Juventusi do ta ofrojë francezin Adrien Rabiot plus 30 milionë euro dëmshpërblim.

Rabiot pëlqehet nga trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel dhe negociatat mes klubeve pritet të nisin së shpejti. Jorginho ka kohë që pëlqehet nga Juventusi kurse më herët ka pranuar se dëshiron që të rikthehet në Serie A.

30-vjeçari iu bashkua Chelseat në vitin 2018 nga Napoli dhe me ekipin anglez ka kontratë deri në vitin 2023. Këtë sezon, Jorginho ka nëntë gola e një asistim në 33 ndeshje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm