Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi me ofertë për Jorginhon

Skuadra e Juventusit po përgatit ofertën për ta bindur Chelsean ta lirojë mesfushorin Jorginho në verë, ka raportuar të enjten “Tuttosport”.

Për kartonin e Jorginhos, Juventusi është i gatshëm të paguajë deri në 50 milionë euro pasi mesfushori pëlqehet shumë nga trajneri Andrea Pirlo.

Jorginho ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2023 kurse këtë sezon ka shënuar shtatë gola në 27 ndeshje në të gjitha garat.

29-vjeçari është pjesë e Chelseat prej vitit 2018 kur iu bashkua nga skuadra e Napolit kurse në Itali, ai ka luajtur edhe te Verona.