Juventusi ka rikthyer interesimin për mesfushorin e Chelseat, Jorginho.
Mediat italiane kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit po synojnë ta bindin mesfushorin të transferohet në Serie A gjatë verës.
Krerët e klubit italian do të nisin bisedimet me Jorgnihon, i cili ka qenë i lidhur edhe në të kaluarën me Juventusin.
“Zonja e Vjetër” është e gatshme të dërgojë një ofertë të majme në drejtim të Chelseat për mesfushorin.
30-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2023 dhe nuk ka nisur bisedimet për vazhdimin e saj.
Artikuj të ngjashëm