Vincent Kompany largohet nga Anderlechti. Njoftimin për largimin e ish-futbollistit të Manchester Cityt nga posti i trajnerit e ka konfirmuar të mërkurën klubi belg.
Kompany në vitin 2020 u emërua trajner i parë i ekipit mbretëror të Belgjikës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKlubi i ka uruar suksese në karrierën e tij të mëtejshme si trajner. Në njoftim thuhet se ishte, është dhe do të mbetet një ikonë e klubit të madh belg. Kompany i është falënderues klubit për mundësinë e dhënë.
“Jam krenar që arrita të filloj këtë kapitull të ri në klubin e zemrës sime. Tani kam qenë lojtar dhe trajner i Anderlechtit, por mbi të gjitha mbetem një tifoz besnik”, ka thënë Kompany të mërkurën për faqen zyrtare të klubit.
Kompany ka nisur bisedimet për t’u bërë trajner i Burnleyt.