Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kompany flet për herë të parë për triumf në Champions

Vincent Kompany

Bayerni po qëndron në Hong Kong në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ardhshëm. Dhe njëra prej deklaratave të trajnerit Vincent Kompany është pritur me shumë interes.

Kompany për herë të parë ka folur për synimin e Bayernit për ta fituar Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm.

“Tani mund t’iu them atë që nuk do ta them më gjatë edicionit. Në këtë pikë, do të thosha që synimi ynë është ta fitojmë Ligën e Kampionëve. Ne duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve, nuk ka dyshime për këtë”, ka thënë Kompany.

“Kicker” ka shkruar që është e logjikshme që Bayerni e synon Championsin. Por Kompany nuk e ka thënë asnjëherë këtë.

“Gjatë edicionit do t’u them që duhet të koncentrohemi në ndeshjen e ardhshme, pasi nuk mund ta fitosh Championsin në shtator apo tetor”, ka shtuar Kompany.