Trajneri i Bayernit, Vincent Kompany, ka thënë se ekipi tij synon fitore ndaj PSG-së të martën mbrëma. Ai e ka cilësuar PSG-në si skuadër të fuqishme. Por ka shtuar se Bayerni synon fitore në Paris.
“Bayerni ka fituar në Bernabeu, edhe në Paris këtë vit. Parisi është ende fitues në fuqi i Ligës së Kampionëve, por nëse ka një ekip që mund t’i bëjë ballë kësaj beteje, ai jemi ne. E dimë sa i fortë është Parisi – është një stuhi që vjen drejt teje. Por ne duam fitore nesër”, ka thënë Kompany.
Ai nuk do të jetë në stol për ta drejtuar Bayernin shkaku suspendimit. Por ka besim te ndihmësit dhe lojtarët e tij.
“Të dyja ekipet kanë shumë kreativitet, edhe në aspektin e lojës pozicionale, ashtu edhe në situatat një kundër një. Nuk ka sekrete. Gjithçka varet nga detajet, intensiteti dhe energjia. Po luajmë kundër tyre për herë të katërt tani. Kemi përvojë kundër tyre, por e njëjta gjë vlen edhe për kundërshtarin tonë”, është shprehur Kompany.
-
Në Mynih “pjesa e dytë” e spektaklit të futbollit
-
Bayerni pa Kompanyn në stol, por me synim për fitore në Paris
-
16 fitore rresht, a është Bayerni favorit për Champions?
-
Enrique kritikon ashpër paraqitjen ndaj Paris FC
-
Enrique vlerëson mentalitetin e ekipit pasi PSG-ja siguroi tjetër titull të kampionit