Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Rangnick shpreson në fitore ndaj Kosovës, tregon për takimet me Fodan

Ralf Rangnick

Pas triumfit 3:1 ndaj Izraelit të enjten mbrëma, përzgjedhësi i Austrisë, Ralf Rangnick, pret fitore edhe ndaj Kosovës të dielën në Vjenë. 

Kosova e nisi me fitore 1:0 ndaj Irlandës kampanjën e re të Ligës së Kombeve. 

Dhe përzgjedhësi austriak tani pret duel të vështirë. 

“Duam që fitores ndaj Izraelit t’ia bashkojmë edhe fitoren ndaj Kosovës”, ka deklaruar Rangnick. 

Pritet të ketë shumë tifozë në përkrahje të Kosovës, që udhëhiqet nga përzgjedhësi Franco Foda. 

Rangnick e zëvendësoi Fodan në postin e përzgjedhësit tek Austria, ndërsa ka folur për marrëdhëniet e mira që ata kanë. 

“Jam takuar disa herë me të në vitet e fundit. Kaloj shumë mirë me të. Ai është shumë i këndshëm, jashtëzakonisht kolegë i këndshëm”, ka theksuar Rangnick për bashkëkombësin e tij, Franco Foda.