Vincent Kompany mund të rikthehet në Premier League.
“Daily Mail” ka shkruar se legjenda e Manchester Cityt ka marrë ofertë nga skuadra e Burnleyt për të udhëhequr prej sezonit të ri.
Megjithatë, marrëveshja nuk është arritur ende me Kompanyn që po pret përfundimin e sezonit për të parë nëse ekipi do të sigurojë mbijetesën në elitën e futbollit anglez.
Kompany aktualisht është trajner i skuadrës belge, Andrelecht.
Në rast se Burnley arrin të mbetet në Premier League edicionin e ardhshëm, Kompany do të nisë bisedimet për të marrë drejtimin e ekipit anglez.