Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kompany emërohet trajner i Burnleyt

Ish-futbollisti i Manchester Cityt, belgu Vincent Kompany, ka marrë drejtimin e skuadrës së Burnleyt, që sezonin e ri do të bëjë gara në Championship.

Kompany është zyrtarizuar të martën te skuadra angleze, por detajet e kontratës nuk janë bërë të ditura.

Kompany 36-vjeçar në dy sezonet e fundit ka qenë trajner i Anderlechtit.

“Burnley është një skuadër vërtetë historike angleze dhe është një nder të jem trajner i ekipit të parë. Jam i emocionuar me sfidën që me pret. Mezi pres të punoj me lojtarët dhe të krijoj një ekip pozitiv dhe fitues për tifozët tanë”, ka thënë Kompany.

Artikuj të ngjashëm