Legjenda e Manchester Cityt, Vincent Kompany, është shfaqur si një pretendent kryesor për të marrë pozitën e trajnerit te skuadra angleze Burnley.
Sipas “Daily Mail”, drejtuesit e klubit anglez do të nisin negociatat me trajnerin belg për ta bindur të marrë drejtimin e skuadrës.
Kompany aktualisht është në krye të Anderlechtit në Belgjikë në punën e tij të parë si trajner që nga pensionimi si futbollist aktiv.
36-vjeçari ka qenë në krye të Anderlechtit që nga vera e vitit 2020. Ai përfundoi i treti dy herë dhe aktualisht është në plejof, me një shans për të fituar titullin.
Kompany ka kontratë me Anderlechtin deri në vitin 2024.
Artikuj të ngjashëm