Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

S’ka tarifa për veturat deri në 3.5 tonë

pr

Artikull i përditësuar - Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar rregulloren për tarifa për veturat që hyjnë në qendër të qytetit. Tarifë do të paguajnë veturat e rënda dhe jo atë nën 3.5 tonë, pasi u hoq dorë nga rregullorja e propozuar që çdo veturë të paguajë 2 euro për të hyrë në qendër.

Paraprakisht ishte propozuar që çdo veturë që hynte në qendër të paguajë 2 euro, por pas kundërshtimit nga Partia Demokratike dhe Vetëvendosje, kjo u ndryshua. Rregullorja parasheh që të ketë tarifa për veturat nga 3.5 deri 7.5 tonë 5 euro dhe mbi 7.5 tonë 10 euro.

Po ashtu kjo tarifë vlen vetëm për orët e ditës. Gjatë natës veturat e rënda dhe në orë të caktuara nuk janë të obliguara të paguajnë.

Rregullorja u miratua me 35 vota pro, asnjë kundër dhe dy abstenime. Për propozimet pati dakordim nga të gjitha partitë.

Po ashtu, aktivizimi i tarifës do të bëhet vetëm me vendim të Kuvendit të kryeqytetit dhe jo me vendim të kryetarit, siç ishte paraparë.

Edhe Komuna e Prishtinës dështon të vendosë tarifa për veturat që hyjnë në qendër LAJMET E MBRËMJES Komuna e Prishtinës dështon të vendosë tarifa për veturat që hyjnë në qendër

PDK e LVV nuk e mbështesin tarifën 2 euro për hyrje në qendër të Prishtinës

Në Kuvendin Komunal të Prishtinës po diskutohet Rregullorja për Tarifa e kryeqytetit, e cila përfshin edhe vendosjen e tarifës prej 2 eurosh për veturat që futen brenda zonës “Qendër”. 

Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se nuk e mbështet vendosjen e tarifës dhe ka kërkuar ndryshimin e rregullores. 

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Inovacionit në Komunën e  Prishtinës, Luftar Braha, e ka mbrojtur propozimin për vendosjen e taksës duke thënë se këtë kufizim e kanë bërë 600 qytete në botë, duke marre si shembull kryeqytetin e Sllovenisë e Shqipërisë. 

Po ashtu ai theksoi se veturat mund të kenë qasje në parkingun e Pallatit të Rinisë pa u tarifuar.

Nexhmije Gjema në emër të Vetëvendosjes po ashtu kundërshtoi këtë tarifë. Ajo theksoi se krijimi i një zone të tillë “e ngulfat edhe më shumë qytetin”. 

“Nëse automjetet nuk lejohen të kalojnë nëpër këtë zonë, do të gjejnë rrugë alternative dhe kështu do të rritet edhe më shume ndotja e ajrit sepse do te krijohet më shume tollovi e kësisoj do të qëndrojnë makinat më shumë ndezur”, ka thënë ajo. 

Edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës kërkuan ndryshime, duke propozuar nga tarifa të lirohen të gjithë qytetarët e Prishtinës, jo vetëm ata që banojnë brenda zonës së qendrës. 

Edhe 2 euro për të hyrë me veturë në qendër të Prishtinës Arbëri 2 euro për të hyrë me veturë në qendër të Prishtinës

Arbenita Murseli nga Lidhja për Prishtinën propozoi që targat e qytetit të Prishtinës të ndërrohen nga 01 me numrin identifikues 10. Kësisoj, sipas saj, do të mund të identifikoheshin saktë banorët e Prishtinës nga ata të komunave përreth që mbajnë numrin 01 dhe nuk do të kishte nevojë për kufizime për banorët e Prishtinës.