Një doktor i FIFA-s ka vdekur gjatë detyrës të martën në ndeshjen e plejofit mes Nigerisë dhe Ganës. Tifozët nigerianë u futën në fushë në Abuja pas dështimit të Nigerisë për t’u kualifikuar në Kampionatin Botëror “Katari 2022”.
Ata filluan ta shkatërrojnë stadiumin si dhe sulmuan tifozët e Ganës. Skenat shokuese u shfaqën në mbarë botën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë mërkurën, Federata e Futbollit të Zambisë, në faqen e saj zyrtare, konfirmoi se doktori Joseph Kabungo, që në atë ndeshje ishte angazhuar si zyrtar i dopingut, vdiq gjatë detyrës. Arsyeja e vdekjes së tij nuk është bërë e ditur. Tifozët nigerianë u përleshën edhe me policinë, e cila ishte e detyruar të hedhë gaz lotsjellës për ta shpërndarë turmën e inatosur.