Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Një i vdekur e tetë të lënduar në rrëmujën në Jordani gjatë përcjelljes së ndeshjes së Botërorit

jordania

Një person vdiq dhe tetë të tjerë mbetën të lënduar pas një rrëmbuje gjatë një organizimi të shikuesve në qendër të Amanit për të përcjellë ndeshjen e Kupës së Botës mes Jordanisë dhe Algjerisë, të martën në mëngjes.

Kështu të njoftuar Agjencia e Lajmeve e Jordanisë, duke cituar Drejtorinë për Sigurinë Publike të Jordanisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Incidenti ndodhi në Sheshin Hashemit, ku një numër i madh shikuesish ishin mbledhur për të ndjekur ndeshjen të cilën Jordania e humbi 2:1 nga Algjeria.

Ekipet e emergjencës kanë bartur nëntë persona për në spital, pasi masa e madhe e njerzve dhe lëvizja e turmës shkaktoi shtypjen. Një nga të plagosurit vdiq më vonë.

Ekspertiza do të tregojë arsyen e saktë të vdekjes.

Numër i madh shikuesish mblidhen në Jordani për të parë ndeshjet e përfaqësueses që për herë të parë është në Botëror.