Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Dy të vdekur e mbi 80 të lënduar në Spanjë

festimet

Festimet pas fitores së Spanjës në finalen e Kupës së Botës janë përcjellë me pasoja tragjike. Dy persona kanë humbur jetën, më shumë se 80 janë plagosur dhe të paktën 12 janë arrestuar në të gjithë vendin.

Një nga rastet më të rënda ka ndodhur në qytetin Ciudad Rodrigo në Salamanca, ku një djalë 13-vjeçar ka vdekur dhe një tjetër është plagosur rëndë. 

Ndërkohë, një tjetër person ka ndërruar jetë gjatë festimeve në Sonseca. 

Policia dhe shërbimet emergjente kanë ndërhyrë në disa raste për të menaxhuar turmat, përleshjet dhe situatat e krijuara gjatë festës.

Shërbimet shëndetësore të Madridit kanë transferuar gjithsej 36 persona të lënduar në spitalet e qytetit. 

Policia gjithashtu ka arrestuar tre persona në Barcelonë për grabitje të ndryshme gjatë natës. 

Edhe Spanja feston triumfin në Kupën e Botës Botërori 2026 8 o. më parë Spanja feston triumfin në Kupën e Botës

Ndërkohë, në Caceres, pesë persona kërkuan trajtim mjekësor dhe u raportuan 30 lëndime të lehta.

Në Valencia, dy persona u arrestuan për sulm ndaj autoriteteve duke hedhur gurë drejt policisë.