Drejtori i Arsimit në Prishtinë, Arian Elshani, u ka kërkuar të enjten të gjitha institucioneve arsimore publike të kryeqytetit që, krahas flamurit të Republikës së Kosovës, në hyrjet kryesore të shkollave të vendosin edhe flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në shkresën zyrtare drejtuar drejtorëve të shkollave, Elshani ka theksuar se UÇK-ja është pjesë e pandashme e historisë së çlirimit të Kosovës dhe se lufta dhe sakrifica e saj për lirinë e vendit përbëjnë një kapitull të rëndësishëm të historisë së re të Kosovës.
Ai ka vlerësuar se institucionet arsimore nuk janë vetëm hapësira ku nxënësit marrin dije, por edhe vende ku formohet kujtesa historike dhe qytetare e brezave të rinj.
“Liria që gëzojmë sot ka një histori. Dhe ajo histori duhet të kujtohet, të respektohet dhe t’u përcillet brezave që vijnë”, thuhet në shkresë.
Drejtoria e Arsimit ka kërkuar që vendosja e flamurit të UÇK-së të bëhet në mënyrë dinjitoze dhe të njëtrajtshme në të gjitha institucionet arsimore publike të kryeqytetit.
Zhvillimet një ditë pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Specialja
-
Në shkollat e Prishtinës nesër ora e parë do t’i kushtohet UÇK-së
-
Komuna e Prishtinës dështoi ta nisë në kohë projektin e oficerëve në shkolla të mesme të larta
-
Universiteti i Prishtinës miraton deklaratë për luftën e drejtë të UÇK-së
-
Policia thotë se masat në trafik kanë të bëjnë me vozitjet e rrezikshme dhe jo me flamujt e UÇK-së
-
Studentët kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së