Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Pristina Municipality requests placement of KLA flag at school entrances

OVL of KLA

Drejtori i Arsimit në Prishtinë, Arian Elshani, u ka kërkuar të gjitha institucioneve arsimore publike të kryeqytetit që, krahas flamurit të Republikës së Kosovës, në hyrjet kryesore të shkollave të vendosin edhe flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në shkresën zyrtare drejtuar drejtorëve të shkollave, Elshani ka theksuar se UÇK-ja është pjesë e pandashme e historisë së çlirimit të Kosovës dhe se lufta dhe sakrifica e saj për lirinë e vendit përbëjnë një kapitull të rëndësishëm të historisë së re të Kosovës.

Ai ka vlerësuar se institucionet arsimore nuk janë vetëm hapësira ku nxënësit marrin dije, por edhe vende ku formohet kujtesa historike dhe qytetare e brezave të rinj.

“Liria që gëzojmë sot ka një histori. Dhe ajo histori duhet të kujtohet, të respektohet dhe t’u përcillet brezave që vijnë”, thuhet në shkresë.

Drejtoria e Arsimit ka kërkuar që vendosja e flamurit të UÇK-së të bëhet në mënyrë dinjitoze dhe të njëtrajtshme në të gjitha institucionet arsimore publike të kryeqytetit.

Read other updates
Protesters in front of the Government

Developments one day after the conviction of former KLA leaders by the Special