Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Akuza: Mjeku i Senegalit në Botëror ishte i trajnuar për... gjinekolog

Senegali

Mjeku i ekipit të Senegalit në futboll nuk kishte përgatitjen e specializuar të nevojshme për t’u kujdesur për futbollistët gjatë Kupës së Botës. Kështu të paktën ka thënë kryetari i Federatës së Futbollit të Senegalit, ndërsa federata bëri një vlerësim të paraqitjes zhgënjyese.

Mjeku i ekipit ishte i “trajnuar si gjinekolog” dhe problemi u zbulua vonë. Kjo kishte ngritur shqetësim midis lojtarëve në lidhje me nivelin e mbështetjes mjekësore që ata kishin në dispozicion. Kështu ka thënë udhëheqësi i federatës, Abdoulaye Fall, në konferencë për shtyp.

“Bazuar në reagimet që mora, lojtarët nuk ishin mjaftueshëm të sigurt për trajtimin nga ana e tij”, tha Fall.

Federata kërkoi ekspertizë mjeksore shtesë për të siguruar ekipin.

“Është dashur të gjenim ekspertizë bindëse në mënyrë që lojtarët të ndiheshin të sigurt, sepse shëndeti vjen para çdo gjëje”, ka shtuar Fall.

Shoqata Senegaleze e Mjekësisë Sportive i hodhi poshtë akuzat si të “pabaza dhe shpifëse”, në një deklaratë të lëshuar pas konferencës së presidentit të federatës.

Edhe Kapiteni i Senegalit pranon gabimet ndaj Norvegjisë Botërori 2026 2 j. më parë Kapiteni i Senegalit pranon gabimet ndaj Norvegjisë

Në deklaratë thuhet se mjeku i ekipit, Abderahmane Fediore ka diplomë në mjekësi sportive dhe biologji sportive nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit “Cehikh Anta Diop”.

Ai më parë drejtoi departamentin e fizioterapisë në spitalin “Fann” dhe ka punuar si mjek i ekipit të Senegalit që nga viti 2017. Ishte në tre Botërorë dhe pesë Kupa të Afrikës. 

Senegali e ka shkarkuar trajnerin Papa Bouna Thiaw për shkak të dështimit në Botëror.