Një doktor i FIFA-s ka vdekur gjatë detyrës të martën në ndeshjen e plejofit mes Nigerisë dhe Ganës. Tifozët nigerianë u futën në fushë në Abuja pas dështimit të Nigerisë për t’u kualifikuar në Kampionatin Botëror “Katari 2022”.
Ata filluan ta shkatërrojnë stadiumin si dhe sulmuan tifozët e Ganës. Skenat shokuese u shfaqën në mbarë botën.
Të mërkurën, Federata e Futbollit të Zambisë, në faqen e saj zyrtare, konfirmoi se doktori Joseph Kabungo, që në atë ndeshje ishte angazhuar si zyrtar i dopingut, vdiq gjatë detyrës. Arsyeja e vdekjes së tij nuk është bërë e ditur. Tifozët nigerianë u përleshën edhe me policinë, e cila ishte e detyruar të hedhë gaz lotsjellës për ta shpërndarë turmën e inatosur.
-
Presidenti i FIFA-s dënon sjelljen e lojtarëve të Senegalit
-
Gaz lotsjellës pasi Gana e lë jashtë Botërorit Nigerinë
-
Akuza: Mjeku i Senegalit në Botëror ishte i trajnuar për... gjinekolog
-
Trajneri i Kongos e merr vesh në konferencë për shtyp se i ka vdekur babai
-
Një i vdekur e tetë të lënduar në rrëmujën në Jordani gjatë përcjelljes së ndeshjes së Botërorit