Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sejdiu shënon gol në ndeshjen e parë pas 15 muajsh

Pas shumë viteve me telashe fizike dhe rehabilitim të gjurit, 21-vjeçari Patriot Sejdiu është kthyer në fushën e lojës.

Sejdiu të premten në mbrëmje realizoi gol për skuadrën e Malmos suedez në ndeshjen miqësore ndaj skuadër Jammerbugt, që bën gara në rangun e dytë të futbollit danez.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ballafaqimi u mbyll baras, 2:2, ndërsa Sejdiu shënoi në minutën e 32-të për 2:0, kur u asistua nga Erdal Rakip. Malmo FF është kampion në fuqi në “Allsvenskan” të Suedisë.