Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sejdiu kthehet në stërvitje te Malmo

Në qendrën stërvitore të skuadrës së madhe Malmo është kthyer edhe futbollisti i krahut të djathtë, Patriot Sejdiu, i cili shkaku i lëndimit nuk ishte i pranishëm në dy ndeshjet e fundit. Sejdiu do të jetë i gatshëm plotësisht për duelin e së dielës kundër Hammarbyt.

Ai pati dhimbje në pulpë, ndërsa është lënduar teksa po ushtronte në palestër. “Bëra një ushtrim në palestër dhe ndjeva dhimbje në pulpë.

Nuk e di as vetë se çfarë ndodhi, por diçka ndodhi”, ka thënë Sejdiu të enjten shkruan “Football Channel”.

“Kam folur me trajnerët fizikë dhe kjo nuk besoj se do të ndodh më”, theksoi ai. Në këtë edicion të elitës së futbollit të Suedisë, Sejdiu 22-vjeçar ka luajtur në një ndeshje dhe ka një asistim. Malmo të dielën në orën 15:00 e zhvillon ndeshjen e xhiros së pestë në shtëpi kundër Hammarbyt të Loret Sadikut e Edvin Kurtulusit. Malmo ka 12 pikë nga katër ndeshje dhe prin në tabelë.

Artikuj të ngjashëm