Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi i ofron Handanoviqit kontratë të re

Kampioni në fuqi i Italisë, Interi, dëshiron ta mbajë portierin Samir Handanoviq edhe pas përfundimit të këtij sezoni.

Bëhet e ditur se Interi i ka ofruar tashmë sllovenit rinovimin e kontratës që i skadon në fund të edicionit. Interi po synon ta ketë Handanoviqin në ekip edhe për sezonin 2022/23 megjithëse ka siguruar shërbimet e portierit të Ajaxit, Andre Onana. Ky i fundit, do t’i bashkohet Interit si lojtar i lirë në verë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Raportohet se negociatat mes Interit dhe Handanoviqit mund të mbyllen brenda këtij muaji me portierin 37-vjeçar që do ta pranojë rinovimin e kontratës. Handanoviq është kapiten i Interit dhe këtë sezon ka 28 paraqitje në të gjitha garat.

Ai është pjesë e Interit prej vitit 2012.