Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Handanoviqi pret kontratë të re nga Interi

Samir Handanoviq nuk është i shqetësuar që Interi ka transferuar për sezonin e ardhshëm, portierin Andrea Onana.

Portieri slloven ka thënë se dëshira e tij është që Interi të jetë më i fortë.

“Nuk është problem për mua, dua vetëm që Interi të jetë më i fortë. Më mbaron kontrata në qershor dhe shpresoj të arrijmë një marrëveshje, por asgjë nuk është vendosur”, ka thënë Handanoviq për portalin e gazetarit italian, Fabrizio Romano, të hënë.

Handanoviq pjesë e Interit është që prej vitit 2012.

Artikuj të ngjashëm