Sport

Unitedi interesohet për Icardin

Manchester Unitedi ka shprehur interesim për argjentinasin Mauro Icardi, i cili pritet të largohet nga skuadra e Paris Saint-Germainit gjatë afatit kalimtar të janarit. Bëhet e ditur se Icardi po shihet tek Unitedi si zëvendësim ideal për Edinson Cavanin, i cili ka kërkuar largimin nga ekipi anglez në muajin e ardhshëm.

Unitedi po planifikon huazimin e Icardit për gjashtë muaj me opsionin e blerjes së kartonit të tij në fund të sezonit.

Icardi këtë edicion ka shënuar pesë gola në 20 ndeshje për PSG-në, por nuk është i kënaqur me minutazhën e dhënë nga trajneri Mauricio Pochettino.

28-vjeçari ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2024. Krahas Unitedit, interesim për Icardin ka shfaqur edhe Juventusi.