Kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City ka shprehur interesim për mesfushorin e Barcelonës, holandezin Frenkie De Jong.
Bëhet e ditur se City pritet së shpejti ta kontaktojë Barcelonën për ta bindur në lirimin e De Jongut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEkipi anglez për kartonin e tij, është i gatshëm të shpenzojë deri në 80 milionë euro pasi 24-vjeçari pëlqehet nga trajneri i Cityt, Pep Guardiola.
Reprezentuesi holandez para dy vjetësh iu bashkua Barcelonës nga Ajaxi dhe me ekipin nga La Liga ka kontratë deri në vitin 2026. Këtë sezon, De Jong ka shënuar dy gola në 11 paraqitje në të gjitha garat.