Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi interesohet për De Jongun

Skuadra e Juventusit ka shprehur interesim për mesfushorin e Barcelonës, holandezin Frenkie De Jong.

“Calciomercato” bën të ditur se Juventusi pritet së shpejti të bëjë ofertë zyrtare për holandezin, i cili pritet të largohet nga “Camp Nou” këtë verë. Te Barça janë të gatshëm ta lënë të lirë De Jongun, por nëse marrin një ofertë deri në 70 milionë euro.

24-vjeçari ka kontratë me ekipin spanjoll deri në vitin 2026, kurse te Barcelona u transferua para dy vjetësh nga Ajaxi. Këtë edicion, De Jong ka katër gola e pesë asistime në 41 paraqitje në të gjitha garat.